Raketa Soyuz, 3 astronautët nisen sërish drejt hapësirës pas dështimit të parë

Raketa Soyuz, 3 astronautët nisen sërish drejt hapësirës pas dështimit të parë

14:05, 03/12/2018
A+ Aa A-

Tre astronautë janë nisur drejt hapësirës që pas dështimit dramatik të lëshimit të raketës ruse Soyuz në tetor.

Astronautët nga Rusia, SHBA-ja dhe Kanadaja u nisën nga Kazakistani në një mision për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në orën 11:30 GMT.

Në udhëtimin që u ishte ndërprerë, dy astronautët qenë detyruar të bëjnë një ulje emergjente vetëm disa minuta pas ngritjes. Hetuesit ia vunë fajin një sensori që ishte dëmtuar gjatë montimit në pistën kazake.

Para nisjes të dielën, komandanti i ekuipazhit Oleg Kononenko pohoi se ekuipazhi i tij i besonte “plotësisht” përgatitjes për fluturimin.  

“Rreziku është pjesë e profesionit tonë”, tha 54-vjeçari në një konferencë shtypi. – Ne jemi të përgatitur psikologjikisht dhe teknikisht për çdo situatë që Zot na ruaj, mund të ndodhë në bord’.

Një fluturim pa pilot, që mbarti ngarkesa edhe me ushqim dhe furnizim me lëndë djegëse, u krye me sukses në mes të nëntorit./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco