VIDEO/ Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Alaskën, jepet alarmi për cunami

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm 7 ballë godet Alaskën, jepet alarmi për cunami

08:27, 01/12/2018
A+ Aa A-

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka goditur Alaskën, duke bërë që njerëzit të vrapojnë për të dalë nga godinat dhe që të lëshohet një alarm i shkurtër për cunami në zonat bregdetare, njofton BBC.

Tërmeti e kishte epiqendrën 11 km në veri të Ancorage, qytetit më të madh të shtetit, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).

Një seri pasojash erdhën pas goditjes fillestare, e cila ishte në thellësinë 40.9 km.

Rreth 300 mijë persona jetojnë në Ancorage dhe 100 mijë në zonat përreth.

Tërmeti u njoftua në orën 8:29 min me orën lokale ose 17:29 GMT.

Një nga tronditjet më të fuqishme u dha disa minuta më vonë, 5.7 ballë.

Deri tani zyrtarët kanë regjistruar 40 goditje tërmeti: 10 me magnitudë mbi 4 ballë dhe tre me magnitudë mbi 5 ballë, njoftoi Qëndra e Tërmeteve të Alaskës.

Tërmeti u kap nga sizmometrat anembanë vendit deri në Boston, mijëra milje larg.

Një paralajmërim për cunami u lëshua në Cook inlet dhe në gadishullin jugor Kenai, që u anullua më vonë.

Guvernatori i Alaskës Bill Ealker ka lëshuar një deklaratë për katastrofë. Një tërmet me magnitudë 7 ballë dhe më i lartë mund të shkaktojë, e pakta, dëme të konsiderueshme në strukturat normale dhe mund të shkatërrojë objektet e ndërtuara keq.

Zyrtarët po inkurajojnë njerëzit të përdorin mediat sociale dhe mesazhet me tekst për të kontaktuar të afërmit, pasi linjat telefonike mund të mbyllen. Aktualisht nuk raportohet për viktima./SYRI.NET

ME POSHTE FOTO DHE VIDEO NGA TERMETI

 


About a mile from my house on Vine rd between KGB and Parks. #Alaskaearthquake #earthquake #alaska pic.twitter.com/5HnpXKGZUw

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco