Austria nuk do të dëbojë asnjë diplomat rus mbi rastin e spiunimit 26 vjeçar të kolonelit

Austria nuk do të dëbojë asnjë diplomat rus mbi rastin e spiunimit 26 vjeçar të kolonelit

20:02, 14/11/2018
A+ Aa A-

Austria nuk do të përjashtojë asnjë diplomat rus në përgjigje të një rasti në të cilin një kolonel i ushtrisë austriake dyshohet se ka spiunuar për Moskën për 26 vjet, tha kancelari Sebastian Kurz të mërkurën.

 "Nuk do të ketë veprim të njëanshëm nga Austria në atë drejtim," tha Kurz në një konferencë shtypi pas një takimi javor të kabinetit, shkruan Syri.net.

Kurz ka cituar traditën e neutralitetit të vendit të tij si një arsye për të mos përjashtuar asnjë zyrtar rus edhe mbi rastin Skripal, edhe pse Vjena është një qendër diplomatike e madhe ku janë vendosur më shumë se 100 diplomatë rusë.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco