FOTO/ Disa të vdekur, 600 të plagosur, çelik sa për 6 kulla Eiffel, inagurohet ura detare më e gjatë në botë

FOTO/ Disa të vdekur, 600 të plagosur, çelik sa për 6 kulla Eiffel, inagurohet ura detare më e gjatë në botë

16:35, 13/11/2018
A+ Aa A-

Ura nisi të ndërtohej në vitin 2009, vonoi më shumë seç ishte parashikuar u tejkalua kosto e ndërtimit ku u shoqërua me shumë tensione politike.

Shumë persona humbën jetën dhe mbi 600 janë plagosur, por në fund Kina ja doli dhe e hapi, shkruan Syri.net.

Ura më e gjatë në Botë (55 kilometra) është përurua sot në Kinë ku për ndërtimin e saj janë harxhuar 1 milion metër kub çimento dhe mund të përballojë tërmet deri në 8 ballë.

Për ndërtimin e saj është përdorur çelik sa për të ndërtuar 60 “Kulla Eiffel”.

Ura është projektuar që të mbijetojë të paktën 120 vjet dhe të përballojë erëra që kanë shpëjtësi deri në 340km/h.

Ajo është ndërtuar që të mos pengojë trafikun detar, ku si zonë është shumë e frekuentuar.

Ura ka kushtuar rreth 20 miliard dollar dhe lidh Hong Kongun me me Macaun.

Kjo shikohet si një përpjekje për të integruar Hong Kongun në Kinë.

/A.P/Syri.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco