Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

09:05, 13/11/2018
A+ Aa A-

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

GJENEVË (Zvicër) – Del në ankand nga Christie’s një diamant rozë 19-karat nga familja Oppenheimer, midis vlerës 30 deri 50 milion dollarë.

BRUKSEL (Belgjikë) – Afati i fundit për Romën që t’i dorëzojë Komisionit Europian projekt-buxhetin e rishikuar.

PARIS (Francë) – Tre vjetori i sulmeve xhihadiste ku u regjistruan 130 të vdekur në Francë.

MÜNSTER (Gjermani) – Një ish-gardian i kampeve naziste do të dëshmojë në gjykatë i akuzuar për pjesëmarrje në qindra vrasje.

STOKHOLM (Suedi) – Presidenti italian, Sergio Mattarella në vizitë zyrtare.

STRASBURG (Francë) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të diskutojë në Parlamentin Europian në lidhje me të ardhmen e Europës.

SHBA – Kongresi pritet të mblidhet për herë të parë prej zgjedhjeve të mesmandatit.

/Ata.gov.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco