'Rumania nuk është gati ta marrë presidencën e BE-së' Klaus Iohannis

'Rumania nuk është gati ta marrë presidencën e BE-së'

07:43, 13/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin janar dhe i bëri thirrje kryeministres të japë dorëheqje, njofton REL. "Sipas mendimit tim, ne nuk jemi të përgatitur për këtë", tha Iohannis të hënën në Bukuresht.

Viorica Dancila, politikane nga Partia Social-Demokrate që ka pushtetin në Rumani, është emëruar kryeministre në janar dhe që atëherë është kritikuar si figurë në një qeveri që në fakt drejtohet nga shefi i Social-Demokratëve, Liviu Dragnea, i cili nuk ka mundur të bëhet kryeministër, për shkak të një dënimi për manipulim me vota.

"Nuk ka asnjë shans për një qeveri të mirë ... apo përfshirje të duhur në çështjet evropiane", shtoi ai. Iohannis i bëri komentet pasi ministri për Çështje Evropiane i Rumanisë, Viktor Negresku, dha dorëheqje javën e kaluar, pas trazirave në qeveri lidhur me përgatitjet për presidencën gjashtëmujore të BE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco