Fuste gjilpera në luleshtrydhe, kapet gruaja në Australi, arsyeja....

Fuste gjilpera në luleshtrydhe, kapet gruaja në Australi, arsyeja....

10:08, 12/11/2018
A+ Aa A-

Merr fundi makthi në Australi. Një grua është arrestuar pasi akuzohet se fuste gjilpëra brenda luleshtrydheve. My Ut Trinh, 50 vjeç, u arrestua të dielën pas një hetimi që nisi në shtator.

Trinh mësohet se punonte si mbikëqyrëse në një fermë luleshtrydhesh në Brisbane. Maksimumi i dënimit që mund të marrë ajo për kontaminim ushqimesh shkon në 15 vite burg.

Historia e paprecedent shokoi mbarë vendin. Policia tha se janë raportuar 186 raste të luleshtrydheve të kontaminuara me gjilpëra.

Gjykata dëgjoi se si gruaja ishte motivuar nga zemërimi për të kryer një akt të tillë. Qëllimi ishte që të shkaktonte dëme financiare ndaj fermës ku punonte.

Rasti i parë u raportua në Queensland kur një burrë përfundoi në spital me dhimbje në stomak pasi kishte ngrënë luleshtrydhe.

Fermerët nisën të flakin tonelata me luleshtrydhe dhe supermarketet i hoqën nga shitja. Në përgjigje, qeveria e rriti dënimin me burg nga 10 në 15 vite.

Prokurorët thanë se nuk mund ta lirojnë me kusht gruan pasi druhen nga hakmarrja e komunitetit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco