Trump në Francë, kundërshton idenë e Macron për ushtri evropiane

Trump në Francë, kundërshton idenë e Macron për ushtri evropiane

11:46, 10/11/2018
A+ Aa A-

Vetëm pak kohë pas zbritjes së avionit Air Force One në Paris, presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar mikpritësit francezë, njofton DW. 

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar krijimin e forcave ushtarake evropiane, të cilat mund të përdoren për mbrojtje edhe nga vendet si SHBA, Rusia apo Kina.

Por, "shumë e sëmurë", ka shkruar Trumpi në Twitter. Edhe njëherë tjetër ai përsëriti kërkesën e tij që evropianët t'i plotësojnë obligimet e tyre ndaj NATO-s,  Aleanca ushtarake e cila mbështetet në masën më të madhe nga SHBA.

"Shumë fyese, por Evropa ndoshta do të paguajë pjesën që i takon në NATO, të cilën SHBA është duke subvencionuar në masë të madhe", thotë presidenti, i cili me bashkëshorten e tij Melania ka mbërritur në Paris. Trump ka shkuar atje me rastin e 100 - vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në ceremonitë festive të cilat do të mbahen në Francë.

a.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco