Përplaset avioni me 126 persona në bord. Detaje...

Përplaset avioni me 126 persona në bord. Detaje...

16:56, 09/11/2018
A+ Aa A-

Një avion i nisur nga Guajana për në Toronton, Kanada është përplasur pak pas ngritjes nga aeroporti por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Edhe pse ka pasur 126 persona në bord vetëm 6 prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, shkruan Syri.net.

Avioni Boeing 757 ka hasur probleme hidraulike pak pas ngjitjes në ajër dhe piloti është detyruar që të kthehet duke bërë ulje të detyruar, por nuk ka mundur që ta ulë pa u përplasur.

Ky është avioni i dytë Boeing që është rrëzuar në dy javë. Një Boeing 737 MAX 8 i operuar nga Lion Air u rrëzua në det pas ngritjes më 29 tetor, duke lënë të vrarë të gjithë personat që ishin në bord.

/A.P/Syri.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco