Amerikanët votojnë në zgjedhjet kyç për Presidentin Trump

Amerikanët votojnë në zgjedhjet kyç për Presidentin Trump

14:49, 06/11/2018
A+ Aa A-

Amerikanët kanë filluar votimin në zgjedhjet mbarëkombëtare që po shihen si një referendum për presidencën e Donald Trump.

Vota do të ndryshojë përbërjen e Kongresit dhe do të zbulojë se si amerikanët e shohin presidencën e tij, shkruan BBC.

Qëndrat e votimit u hapën në Bregun Lindor mes një beteje ndërmjet republikanëve dhe demokratëve për të marrë nën kontroll dy Dhomat e Kongresit.

Zgjedhjet afatmesme vijnë në gjysmën e katër viteve që Trump ndodhet në detyrë dhe shoqërohen nga një fushatë përçarëse.

Qëndrat e votimit u hapën në shtetet e Bregut Lindor, Maine, New Hampshire, New Jersey, New York dhe Virginia.

Trump mori pjesë në tre tubime ditët e fundit dhe u tha mbështetësve të fushatës së tij: "Çdo gjë që kemi arritur është në rrezik nesër!"

Barack Obama në fushatë për Partinë Demokratike tha se “ karakteri i vendit tonë është në atë fletë votimi” dhe shtoi në Twitter se “mund të jetë më e rëndësishmja e jetës sonë”.

Amerikanët po votojnë për 435 vende në Dhomën e përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vende në Senat – dy organet që përbëjnë Kongresin. Guvernatorët gjithashtu janë duke u zgjedhur në 36 nga 50 shtetet.

Nëse republikanët i mbajnë të dyja, edhe Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ata mund të ndërtojnë programin e tyre dhe atë të Presidentit Trump.

Por nëse demokratët marrin nën kontroll njërën ose të dyja Dhomat, ata mund të pengojnë ose t’i ndryshojnë planet e Trump./SYRI.NET

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco