VIDEO/ Sherri mes shoferit dhe një pasagjerje, hedh ne lumë autobusin...

VIDEO/ Sherri mes shoferit dhe një pasagjerje, hedh ne lumë autobusin...

09:00, 02/11/2018
A+ Aa A-

Sherri mes pasagjeres dhe shoferit ka bere qe ky i fundit te humbase kontrollin e mjetit dhe te perfundoje ne lume bashke ne autobusin plot me pasagjere. Pamjet e kamerave të sigurisë nga një autobus i cili u rrëzua në një lumë në Kinë, kanë zbuluar se shoferi ishte përplasur fizikisht me një nga pasagjerët para se të ndodhte aksidenti.

Autobusi u zhyt 50 metra larg urës në lumin Yangtze në Chongqing të dielën. Nga aksidenti humbën jetën të paktën 13 persona, ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur.

Raportet e mëparshme kishin deklaruar se autobusi kishte dalë nga rruga për të shmangur një makinë që po afrohej.

Por pamjet e reja tregojnë se shoferi ishte goditur nga një grua dhe  shoferi ia kishte kthyer po me goditje.

Një operacion i madh shpëtimi u zhvillua me ekipet e zhytësve dhe dhjetëra anije dhe vinça të vendosur në lumë. Por nuk ka pasur raporte për të mbijetuar. 

Mbeturinat e autobusit u hoqën nga lumi nga një thellësi prej 71m gjatë natës së të mërkurës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco