Kush mund të fitojë në SHBA në 6 nëntor 2018?

Kush mund të fitojë në SHBA në 6 nëntor 2018?

19:53, 01/11/2018
A+ Aa A-

Në zgjedhjet e 6 nëntorit apo siç quhen ndryshe zgjedhjet në mes të mandatit presidencial do të votohet vetëm për një të tretën e Senatit dhe për të gjithë Kongresin.

Teorikisht ka më shumë mundësi që të ndryshojë raporti i forcave në Kongres ndërkohë që në Senat kjo mundësi është shumë më e vogël.

Në Kongres, aktualisht republikanët kanë 240 vende kurse demokratët 195 vende. Demokratët për të siguruar shumicën në Kongres duhet të fitojnë përveç 195 vendeve edhe 23 vende të reja që konsiderohet një shifër e konsiderueshme. Por demokratët janë optimistë se nga 66 kongesmenët që nuk do të kandidojnë, 39 janë republikanë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër më parë që nga viti 1930. Ky fakt jep një mundësi që demokratët të fitojnë shumicën në Kongres.

Kurse në Senat shanset janë në favor të republikanëve. Aktualisht në Senat republikanët kanë 51 vende nga 49 vende që kanë demokratët. Zgjedhjet për senatorë do të bëhen vetëm për 35 vende, nga të cilat vetëm 9 vende i përkasin republikanëve kurse 26 demokratëve. Nga 26 vendet e demokratëve ku do të zhvillohen zgjedhjet 10 prej tyre do të jenë në ato zona ku Trump ka fituar në zgjedhjet e 2016 për president. Ky fakt e bën të vështirë realizimin e objektivit të demokratëve për të kontrolluar Senatin. Kjo e bën të qetë Presidentin Trump sepse është pikërisht Senati ai që mund të kundërshtojë planet e presidentit. Për shembull, Senati mund të pengojë Presidentin të emërojë gjykatësit e Gjykatës së Lartë. Po ashtu vetëm një shumicë prej 2/3 e Senatit mund të shkarkojë Presidentin nga detyra nëse aplikohet një procedurë impicmenti.

Në zgjedhjet e 6 nëntorit 2018, numri i grave kandidate ka arritur shifrën historike 269.

Pjesëmarrja në zgjedhje mbetet ende e panjohur. Normalisht në këto lloj zgjedhjesh në mes të mandatit presidencial pjesëmarrja është shumë më e ulët. Kështu për shembull në zgjedhjet e 2014 në mes të mandatit presidencial pjesëmarrja ishte vetëm 36 përqind ndërkohë që në zgjedhjet presidenciale të 2016 pjesëmarrja arriti në 56 përqind. Përqindja e ulët në zgjedhje do të favorizonte republikanët sepse votuesit në moshë të madhe shkojnë gjithnjë për të votuar.

Përgatitur për syri.net/ 30 tetor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco