India ngre statujën më të gjatë në botë

India ngre statujën më të gjatë në botë

09:24, 31/10/2018
A+ Aa A-

India ka ngritur statujën më të gjatë në botë, e cila kushtoi 430 milionë dollarë për t’u ndërtuar, njofton BBC. Struktura e lartë 181 metra në shtetin perëndimor Gujarat është e derdhur në bronx dhe një homazh për kreun e pavarësisë, Sardar Vallanhnhai Patel.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se statuja e unitetit do të tërheqë mjaft turistët. Por vendasit thanë se ky ishte një shpenzim i madh i fondeve publike, pasi paratë mund të ishin përdorur më mirë.

z. Modi, i cili e zbuloi statujën gjatë një ceremonie madhështore inagurimi, tha se ajo ishte një simbol i vendosmërisë dhe paprekshmërisë së Indisë.

Avionët e Forcave Ajrore hodhën lule mbi statujën, e cila u projektua nga skultori indian Ram V Sutar.

Sipas burimeve nga zona, mijëra policë janë vendosur në zonë, për shkak të protestave dhe incidenteve të dhunshme lidhur me statujën. Policia arrestoi gjithashtu disa fermerë dhe aktivistë fisnorë që protetsuan të martën./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco