VIDEO/ Dhunoi refugjatët në kufi, ja vendimi për kameramanen hungareze

VIDEO/ Dhunoi refugjatët në kufi, ja vendimi për kameramanen hungareze

00:53, 31/10/2018
A+ Aa A-

Gjykata e lartë e Hungarisë ka liruar kameramen që gjatë filmuar ka qëlluar  refugjatë në kufi në 2015.

Petra Laszlo ishte dënuar me tre vjet burg për veprimet e saj nga gjykatë e ulët, por gjykata e lartë e vendit vendosi të martën për lirinë e saj.

Ajo tha se veprimet e saj të cilat tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare  ishin moralisht të pasakta dhe të paligjshme, por,  duke iu referuar shqetësimit, veprimet e saj nuk ishin mjaft të rënda për t'u klasifikuar si kriminale.

Në incidentin në kufirin Hungari-Serbi në shtator të vitit 2015,refugjatët dhe refugjatët kishin thyer një pengesë policore.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, zonja Laszlo u shfaq dukw shkelmuar një vajzë të re dhe duke rrëzuar një baba që mbante një djalë të vogël në dorë.

Në atë kohë, një numër i madh njerëzish, shumë që iknin nga dhuna në Lindjen e Mesme, po përpiqeshin të arrinin Europën Perëndimore nëpërmjet vendeve të tilla si Hungaria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco