Erdogan lëshon 'bombën': Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

Erdogan lëshon 'bombën': Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

12:01, 23/10/2018
A+ Aa A-

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se ekzistojnë dëshmi të forta se vrasja Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll ishte e planifikuar,

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin e vendit, Erdogan tha se vrasja e gazetarit saudit erdhi si pasojë e një operacioni të planifikuar paraprakisht dhe jo nga një incident.

Ndërsa shtoi se hetimi turk mbi Jamal vazhdon.

Presidenti lavdëroi mediat turke dhe ndërkombëtare për presionin e ushtruar mbi Rijadin lidhur me çështjen, duke thënë se e detyruan Arabinë Saudite të lejonte një hetim tërësor brenda konsullatës.

Zyrtarët sauditë fillimisht pohuan me forcë se Khashoggi ishte larguar nga konsullata. 

Por më vonë ndryshuan versionin e ngjarjeve pas një hetimi të brendshëm dhe raportuan se gazetari vdiq si rezultat i një përplasje fizike brenda misionit diplomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco