Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

09:55, 23/10/2018
A+ Aa A-

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

STRASBURG (Francë) – Debat në lidhje me skandalin Facebook/Analytica në Parlamentin Europian dhe për mbrojtjen e të dhënave.

KRAKOV (Poloni) – Konferencë përgatitore ministrore përpara Cop24 e cila pritet të nisë në fillim të dhjetorit në Katowice.

LONDËR (Britani e Madhe) – Fjalim i Stefaan de Rynck, këshilltari i kryenegociatorit të Brexit për BE-në, Michel Barnier.

BUKURESHT (Rumani) – Matteo Salvini në takim me homologun rumun, Carmen Dan.

STRASBURG (Francë) – Presidenti rumun, Klaus Iohannis merr pjesë në një debat për të ardhmen e Europës.

ZHANJIANG (Kinë) – Manovrat e para të përbashkëta të Marinës kineze dhe asaj së Azisë Juglindore për zbutjen e tensioneve në Detin e Kinës Jugore.

STAMBOLL (Turqi) – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan premton se do të zbardhë sot të vërtetën mbi vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. /Ata.gov.al/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco