‘Çdo ditë e më i izoluar, Rexhep Erdogan po dorëzohet tek Putini’

‘Çdo ditë e më i izoluar, Rexhep Erdogan po dorëzohet tek Putini’

15:50, 13/08/2018
A+ Aa A-

Sipas gazetës Le Monde që mban datën 14 gusht, presidenti turk Erdogan, po e vë në zbatim kërcënimin e tij për të bërë aleatë të rinj.

Në shkrimin e të përditshmes së referencës franceze ku shkruhet:

‘E përballur me një krizë të panjohur më parë me SHBA, e dobësuar nga kriza financiare dhe rënia drastike e monedhës vendase lirës, Turqia po ‘kërkon aleatë të rinj’ bëri me dije presidenti Erdogan gjatë një mitingu në Trasbon (deti i zi). Kjo për t’iu përgjigjur një komploti të formësuar në Amerikë’-sipas tij.

‘Kriza aktuale po e shtyn Ankaranë, anëtare e NATO-së që në 1952, drejt krahëve të Rusisë’, shkruan Le Monde.

Ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov do të jetë në kryeqytetin turk sot dhe nesër, për t’u takuar me homologun e tij Mevlut Çavusoglu.

Sipas le Monde tema e këtij takimi do të përqendrohet rreth Sirisë dhe një marrëveshjeje me Rusinë, që forcat qeveritare, pro Asad të mos sulmojnë enklavën e Idlibit ku strehohen ende forca opozitare që kontrollohen nga Ankaraja.

Nëse kjo do të ndodhte, Turqia jo vetëm do të humbte peshën në Siri, por ajo rrezikohej nga një valë e re refugjatësh, ndërkohë që deri më tani Erdogani ka pritur në vendin e tij 3.5 milionë sirianë.

Kjo marrëveshje e re me Rusinë po tenton të bëhet në kushtet e një beteje të ashpër mes presidentit turk dhe SHBA-së.

Sipas agjencisë turke Anadolu Agency, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi dje se ‘ndaj atyre që i kanë hapur luftë tregtare të gjithë botës dhe që kanë përfshirë vendin tonë në këtë, përgjigja jonë do të jetë duke u drejtuar në tregje të reja, në bashkëpunime të reja në aleanca të reja’.

Po, sipas Le Monde, për të provokuar Amerikën që e ka etiketuar nominalisht, Erdogan planifikon të organizojë një samit në 7 shtator për punët e Sirisë në mes Rusisë, Francës dhe Gjermanisë.

‘Meqenëse Turqia nuk mund të mbështetet më në ndihmën amerikane, është momenti ideal për Rusinë që të sulmojë enklavën e Idlibit. Ajo mund ta bëjë këtë duke e bërë Turqinë pjesë të lojës së saj dhe nëse Putini është bujar mund t’i pranojë Erdoganit që ai të vazhdojë të mbajë trupat ushtarake në Siri’, shkruan Le Monde.

Kjo është pak a shumë loja që po luhet.

‘Rusia i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ankarasë për Samitin e 7 shtatorit. Kurse Franca dhe Gjermania ende nuk kanë dhënë përgjigje për këtë tubim të cilit presidenti Turk kërkon ti japë një pamje anti-Trump’, shkruan le Monde.

Marrë nga Le Monde-Përgatiti: Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco