VIDEO/ Shpërthim i fuqishem, presidenti shpëton pa lëndime, plagoset zv/presidenti

VIDEO/ Shpërthim i fuqishem, presidenti shpëton pa lëndime, plagoset zv/presidenti

18:37, 23/06/2018
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm tronditi një stadium ku presidenti i Zimbabve po i drejtohej një grupi mbështetësish të shtunën në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa media shtetërore e konsideroi rastin përpjekje për vrasje.

Presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa ka shpëtuar pa pësuar lëndime, pas shpërthimit të një bombe, në qytetin Bulaëayo.

Në videot e shfaqura, shihet se si një shpërthim ka ndodh në një stadium, në kohën kur presidenti po largohej nga skena, pasi i ishte adresuar mbështetësve të tij.

Televizioni shtetëror ka raportuar se presidenti nuk ka pësuar lëndime, por zëvendëspresidenti Kembo Mohadi ka pësuar një lëndim në këmbë.

Presidenti Mnangagëa ishte duke marrë pjesë në një tubim partiak, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 30 korrik.

Shpërthimi ndodhi kur Presidenti Emmerson Mnangagwa, me nofkën "Crocodile", sapo

kishte mbaruar fjalimin adresuar turmës dhe po dilte nga podiumi.

Mnangagëa u rrethua nga forcat e sigurisë në qytetin e Bulaëayo, ku ai kishte folur përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco