Granatë në mitingun e Kryeministrit, disa të vdekur

Granatë në mitingun e Kryeministrit, disa të vdekur

17:28, 23/06/2018
A+ Aa A-

Një shpërthim ka tronditur një tubim të kryeministrit të ri të Etiopisë Abiy Ahmed, në Addis Abeba, ku ishin mbledhur mijëra njerëz.

Ahmed u mor nga personeli i sigurisë menjëherë pas fjalimit të tij, të cilin e dha në Sheshin Meskel të kryeqytetit etiopian.

Nga sulmi janë vrarë disa njerëz. Ahmed e përshkroi atë si një "përpjekje të pasuksesshme nga forcat që nuk duan ta shohin Etiopinë të bashkuar".

Raportohet se është hedhur ngë granatë mes mijëra njerëzve në sheshin Meskel të kryeqytetit.

Abiy u bë kryeministër vetëm pak kohë më parë, pasi paraardhësi i tij Hailemariam Desalegn papritur dha dorëheqjen në shkurt.

Ai është kreu i parë i vendit nga grupi etnik Oromo, i cili ka qenë në qendër të protestave anti-qeveritare gati tre vjeçare, që kanë lënë qindra njerëz të vdekur.

 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco