Greqi/ Zbulohen komunikime telefonike mes Agimit të Artë dhe policisë greke

Greqi/ Zbulohen komunikime telefonike mes Agimit të Artë dhe policisë greke

19:35, 26/04/2018
A+ Aa A-

60 anëtarë të partisë greke Agimi i Artë janë në një proces gjyqsor që nga viti 2015. Midis tyre janë edhe 16 deputetë të parlamentit grek, të akuzuar si drejtues të një organizate kriminale.

Gjatë kësaj jave, janë bërë prezente disa biseda telefonike dhe shkëmbime sms përmes të cilave zbulohen lidhjet e ngushta dhe veprimet e koordinuara mes simpatizantëve të Agimit të Artë dhe disa pjesëtarëve të policisë greke, përfshi edhe disa nga njësia antiterror apo forcat speciale.

Këto biseda telefonike, që janë regjistruar nga shërbimi sekret grek, kanë zbuluar komunikimet mes anëtarëve të Agimit të Artë gjatë vrasjes së repistit Pavlo Fyssas në 18 shtator 2013. Po ashtu nga këto biseda është bërë e mundur që Jorgo Pupakias, anëtar i kësaj partie, të pranojë se e ka goditur atë me thikë.

Në një sms të datës 12 shtator 2013, një funksionar i lartë i Agimit të Artë ka deklaruar se ai dhe anëtarë të tjerë të partisë kishin sulmuar sindikalistët komunistë në dy lagje të Pireut, duke u shprehur: Ata kanë dalë për të vendosur afishet dhe ne e goditur”.

Syri.net/ 26 prill 2018

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco