Ronny Jackson tërhiqet nga kandidimi si Kryetar o Agjensisë së Çështjeve të Veteranëve

Ronny Jackson tërhiqet nga kandidimi si Kryetar o Agjensisë së Çështjeve të Veteranëve

17:28, 26/04/2018
A+ Aa A-

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, admirali Ronny Jackson, është tërhequr nga kandidimi për pozicionin e kreut të agjencisë së Çështjeve të Veteranëve, pas propozimit të bërë nga Presidenti Donald Trump.

Vendimi pason nisjen e hetimeve ndaj tij nga ligjvënësit amerikanë, lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme profesionale dhe përdorim të tepruar të pijeve alkoolike.

Presidenti Donald Trump tha se e kishte lënë në dorë të Jackson për të vendosur nëse do tërhiqej prej kandidimit për këtë pozicion në kabinetin e tij.

Por pas kësaj deklarate, Jackson u takua me Trump, ku bëri të ditur vendimin se do të tërhiqej nga kandidimi për të kryesuar departamentin që mbikqyr kujdesin shëndetësor për 13 milionë veteranë amerikanë dhe ku janë të punësuar 377,000 vetë.

Shtëpia e Bardhë nxiti konfirmimin e Jackson. Zëdhënësja Sarah Huckabee Sanders tha puna e tij si mjek në Shtëpinë së Bardhë ka qënë në përputhje me standartet më të larta.  Ajo tha se Jackson “është vlerësuar së tepërmi” për punën e tij dhe se ai kishte diskutuar lidhur me akuzat ndaj tij me zotin Trump.

Ligjvënësit e të dy krahëve, republikanë e demokratë e shtynë për një kohë të pacaktuar seancën e planifikuar për konfirmimin e tij, ndërsa nisën hetimet rreth akuzave të pambështetura deri tani në prova, se ai ka drejtuar një mjedis toksik pune në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe se pinte gjatë ushtrimit të detyrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco