SHBA gati sanksionet e reja për Rusinë, ambasadorja amerikane: Zyrtarizohen nesër

SHBA gati sanksionet e reja për Rusinë, ambasadorja amerikane: Zyrtarizohen nesër

19:26, 15/04/2018
A+ Aa A-

SHBA do të vendosë sanksione të reja për Rusinë. Ambasadorja e SHBA në OKB Nikky Haley, deklaron se ato do të publikohen të hënën. Sanksionet për Rusinë vijnë pas pozicionimit dhe deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin pro presidentit Bashar al Asad pas bombardimeve nga SHBA, Britania dhe Franca të Sirisë.

Ambasadorja Nikky Haley deklaroi se sanksionet ndaj Rusisë do të vijnë së shpejti dhe paralajmëroi se ato do të publikohen të hënën nga sekretari amerikan i Thesarit Steve Mnuchin. Haley i cilësoi marrëdhëniet me Rusinë si shumë të tensionuara dhe përmendi se ata kanë humbur shumë miq deri më sot dhe se Rusia vepron gabim duke mbështetur presidentin e Sirisë Asad.

"Sekretari Mnuchin do të njoftojë ata të hënën për sanksionet, dhe ata do të shkojnë direkt tek çdo lloj kompanie që ka të bëjnë me pajisjet që lidhen me Presidentin sirian Bashar al Asad dhe përdorimin e armëve kimike" deklaroi Haley.

Sanksionet janë të dizajnuara për të goditur Moskën për mbështetjen e saj për qeverinë e Asadit. Si qeveria siriane dhe Kremlini kanë mohuar përfshirjen në sulmin kimik, që ndodhi në qytetin sirian të Doumës ku mbetën të vdekur shumë qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco