Gjermani, sulm me makinë në selinë e SPD, gjenden gjurmë të zjarri

Gjermani, sulm me makinë në selinë e SPD, gjenden gjurmë të zjarri

11:20, 25/12/2017
A+ Aa A-

Në makinën që është futur në korridorin e selisë së SPD në Berlin janë gjetur gjurmë zjarri. Personi donte të bënte vetëvrasje, por hetimet janë fare në fillim.

Nga Deutsche Welle

Në rrethana mesterioze mbrëmë në natën e Krishtlindjeve është futur në korridorin e selisë së Partisë Sociademokrate (SPD) në Berlin një makinë. Lajmin e ka konfirmuar sot në mëngjes edhe një zëdhënëse e policisë, për agjencinë e lajmeve DPA. Ndërkohë policia ka nisur edhe hetimet për këtë ngjarje, por deri tani nuk ka ndonjë të dhënë konkrete për motive e këtij sulmi.

Gjurmët e zjarrit...

Policia ka gjetur edhe gjurmë të zjarrit në makinë, ku ishin vënë edhe rezervoar me karburante si dhe shishe për ndezjen më të shpejtë të zjarrit. Në fotogratitë nga vendi i ngjarjes është parë edhe një lampë për ndezje zjarri. Në makinë janë parë gjurmë të qarta të zjarrit, sepse disa pjesë të makinës ishin të djegura dhe shkrira.

Në informacionet e para thuhet se makina është futur në qendrën e SPD në hyrjen kryesore të Shtëpisë Willy-Brandt. Shoferi është lënduar dhe është dërguar në spital. Thuhet se fjala është për një person 58-vjeçar. Në bisedat e para

Informative ai ka deklauar se në këtë mënyrë ka dashur të bëjë vetëvrasje.

Por policia po hulumton edhe motive të tjera të mundshme të këtij sulmi, sepse nuk dihet pse ky person ka zgjedhur pikërisht qendrën e SPD për të bërë vetëvrasje. Deri tani nuk është bërë e ditur se në selinë e SPD ka pasur ndonjë tubim që mund të ketë qenë në shënjestër të këti personi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco