Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

BBC-ja po 'indoktrinon fëmijët me agjendën pro-trans'

BBC-ja po 'indoktrinon fëmijët me agjendën pro-trans'

12:33, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Tim Sigsworth - The Telegraph/

BBC-ja është akuzuar se po "indoktrinon" fëmijët me programe pro-trans.

Sipas aktivistëve kritikë ndaj identitetit gjinor, disa programe për fëmijë të transmetuara nga BBC-ja kanë paraqitur pa asnjë vlerësim kritik pikëpamje "aktiviste" mbi debatin për çështjet transgjinore.

Kur drejtuesve të BBC-së iu paraqit një dosje me shembuj të këtij "anshmërie" pro-trans, ata i hodhën poshtë shqetësimet dhe përmbajtja vazhdon të jetë online.

BBC-ja ndodhet në krizë pasi The Telegraph zbuloi një memo të brendshme prej 8000 fjalësh, të hartuar nga një denoncues, që pretendonte ekzistencën e njëanshmërisë së madhe brenda korporatës. BBC-ja është kritikuar për mënyrën e montimit të një fjalimi të Donald Trump-it, si dhe për pretendime të mungesës së paanshmërisë në mbulimin e konfliktit në Gaza, ndryshimeve klimatike dhe identitetit gjinor.

Këtë javë, Richard Burgess, një drejtues i lartë në BBC News, pranoi se transmetuesi kishte bërë gabime në mbulimin e çështjeve transgjinore.

Akuza të reja pritet të shtojnë shqetësimet për paanshmërinë në programet e BBC-së në përgjithësi.

Aktivistët ngritën shqetësime për Waterloo Road, dramën e gjatë televizive mbi një shkollë, I Am Leo, një dokumentar për një 13-vjeçar transgjinor, si dhe një intervistë me dr Ronx Ikharian, prezantuese jo-binare e CBBC-së.

Për shembull, një episod i vitit 2025 i Waterloo Road fokusohet te Lois, një djalë që jeton si vajzë, i cili tregohet se kishte ndërprerë vizitat te gjyshja e tij, që vuante nga demenca, pasi ajo e kishte "thirrur me emrin e lindjes", Jake.

Dosja e shqetësimeve dorëzuar BBC-së nga Transgender Trend, një grup fushate, dhe e parë nga The Telegraph, thotë: "'Thirrja me emrin e lindjes' është një term aktivist, i paraqitur këtu si diçka aq serioze sa të jetë më e rëndësishme se vizita te një e afërme në gjendje të rëndë."

Në një episod tjetër të Waterloo Road nga viti 2013, nxënësja Kacey Barry paraqitet duke lidhur gjoksin për t'i dukur më pak femërore.

Lidhja e gjoksit është përshkruar nga grupe prindërish si një formë "vetëlëndimi" që mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, dhimbje kronike të shpinës, ndryshime në shtyllën kurrizore dhe brinjë të thyera. Por këto shqetësime nuk pasqyrohen në serial.

Në vitin 2014, CBBC transmetoi dokumentarin I Am Leo, i cili rrëfente jetën e Leo Waddell-it, një vajze 13-vjeçare që jetonte si djalë dhe merrte bllokues të pubertetit.

Edhe pse nuk është më i disponueshëm në iPlayer, një video me "këshilla për t'u përballur me ngacmimet" mbetet në kanalin e YouTube të CBBC-së, ku Leo thotë se kishte "lindur në trupin e një vajze".

Aktivistët thanë se kjo shprehje ishte "e pabazuar dhe gjuhë aktiviste", duke shtuar: "Nuk është e mundur të lindësh në trupin e gabuar."

Transgender Trend zbuloi gjithashtu se dr Ronx Ikharia, një mjeke jo-binare që shfaqej në programin e CBBC-së Operation Ouch, kishte rekomanduar lidhës të gjoksit në një artikull të vitit 2020 në faqen e BBC-së.

Në korrik 2024, pasi ministri i Shëndetësisë Wes Streeting ndaloi bllokuesit e pubertetit, dr Ronx pretendoi se nuk kishte "asnjë efekt anësor të pakthyeshëm të dokumentuar" për këto ilaçe.

Mjekja këmbënguli se "ajo që është e pakthyeshme është vdekja nga vetëvrasja", në një deklaratë që duket se mbështet atë që aktivistët kritikë ndaj identitetit gjinor e quajnë mitin e vetëvrasjes trans, idenë se fëmijët që nuk marrin kujdes të pohimit gjinor kanë më shumë gjasa të kryejnë vetëvrasje.

Kjo teori u hodh poshtë nga Raporti Cass, i cili arriti në përfundimin se "provë të mjaftueshme që mbështet pretendimin se trajtimi afirmues gjinor ul rrezikun e vetëvrasjes, nuk ka".

Stephanie Davies-Arai, drejtoreshë e Transgender Trend, tha: "Marrja e idesë jo-shkencore dhe politikisht të diskutueshme të 'identitetit gjinor' dhe shitja e saj tek fëmijët si fakt nuk është paanshmëri, por indoktrinim."

Një dosje që detajonte të gjithë këtë përmbajtje, e cila vazhdon të jetë online, iu dërgua drejtuesve të BBC-së në mars.

Email-e të siguruara nga The Telegraph tregojnë se drejtuesit e transmetuesit i diskutuan, por në fund i hodhën poshtë shqetësimet.

Jessica Schibli, drejtore e diversitetit krijues në BBC, i tha grupit se programet përputheshin me Udhëzimet Redaktoriale të BBC-së dhe Kodin e Transmetimit të Ofcom-it.

"BBC-ja është e detyruar të përfaqësojë një gamë të gjerë pikëpamjesh dhe perspektivash në mbarë përmbajtjen e saj dhe të paraqesë në mënyrë autentike grupe dhe komunitete të ndryshme në gjithë Mbretërinë e Bashkuar", shtoi ajo.

Ajo tha në një email tjetër më 15 prill se BBC-ja "i merr seriozisht këto çështje" dhe se dosja e Transgender Trend kishte "shkaktuar shumë diskutime të brendshme".

Zyra e Tim Davie-s, drejtorit të përgjithshëm në largim, konfirmoi se e kishte marrë dosjen, por ai nuk u përgjigj.

Në korrespondencat e mëparshme me BBC-në në vitin 2020, Transgender Trend kishte identifikuar një artikull tashmë të hequr të BBC Bitesize, i cili fliste për përdorimin e përemrave "ata/atyre" dhe "ze/zir" dhe përmbante një link drejt Stonewall, grupit të diskutueshëm të fushatës LGBT+.

Një video e veçantë e BBC Teach kishte deklaruar se ekzistonin mbi 100 gjini.

Si përgjigje, Patricia Hidalgo, drejtoreshë e departamentit të fëmijëve dhe arsimit në BBC, mbrojti referencën ndaj Stonewall-it.

"Sa i përket përmendjes së Stonewall-it, është e zakonshme që prodhuesit e përmbajtjes t'u drejtohen ekspertëve për këshilla dhe udhëzime gjatë prodhimit të materialeve, sidomos për tema të ndërlikuara, dhe këtë ka bërë ekipi këtu," tha ajo.

'Shënjestrimi direkt i fëmijëve të vegjël'

Shelley Charlesworth, ish-gazetare e BBC-së, tani hulumtuese në Transgender Trend, tha se programet ishin "tronditëse".

"Kur punoja në BBC News Channel, të gjithë njihnin masat e mbrojtjes që duhej të respektonim në raportimet për fëmijët, ato ishin pjesë e pandashme e çdo mbulimi që përfshinte fëmijë," tha ajo.

"Ndaj është tronditëse të shohësh që BBC-ja mbështet idenë se fëmijët mund të ndryshojnë ose zgjedhin seksin."

Zonja Davies-Arai shtoi: "Duke iu drejtuar drejtpërdrejt fëmijëve më të vegjël përmes CBBC, BBC Bitesize dhe BBC Teach, BBC-ja ka promovuar aktivisht agjendën e aktivistëve trans: 'pohimin gjinor', përemrat, bllokuesit e pubertetit.

"Kohët e fundit, drama të njohura për fëmijë si Waterloo Road u tregojnë fëmijëve se nëse nuk je dakord me këtë, je mujshar."

"BBC-ja duhet të jetë një burim i besueshëm informacioni dhe faktesh. Në vend të kësaj, ata kanë qenë bashkëfajtorë në promovimin e një ideologjie që u ka bërë dëm fëmijëve. Ata kanë dështuar plotësisht në detyrën e tyre për t'i mbrojtur fëmijët."

Një burim në BBC tha se artikulli i dr Ronx dhe Waterloo Road nuk ishin bërë posaçërisht për fëmijë, duke shtuar se I Am Leo ishte program i hershëm.

Burimi shtoi se zonja Hidalgo iu bashkua BBC-së në maj 2020, pas prodhimit të I Am Leo dhe pas konsultimeve të stafit të BBC-së me Stonewall-in mbi çështjet e seksualitetit dhe identitetit gjinor.

Një zëdhënës i BBC-së tha: "E marrim jashtëzakonisht seriozisht përgjegjësinë ndaj audiencës sonë të re dhe i kemi adresuar tashmë shqetësimet drejtpërdrejt me Transgender Trend.

"Përparësia jonë kryesore është që çdo pjesë e përmbajtjes që krijojmë për ta të jetë e përshtatshme për moshën, e sigurt dhe pasqyrim i jetës dhe përvojave të tyre.

"BBC-ja është e detyruar të përfaqësojë një gamë të gjerë pikëpamjesh dhe perspektivash në të gjithë përmbajtjen tonë, duke respektuar udhëzimet tona redaktoriale dhe standardet e Ofcom-it."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco