Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Protesta, a do të japë Edi Rama dorëheqjen?

Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë

Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë

14:46, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vlera e aksioneve të kompanisë Samsung është rritur me më shumë se 15 për qind, duke bërë që kapitalizimi i saj në treg të arrijë mbi 1 trilion dollarë, raportoi CNBC.

Kapitalizimi i tregut përfaqëson vlerën totale të aksioneve të një kompanie në treg. Me këtë arritje, Samsungu bëhet kompania e dytë aziatike që kalon këtë prag, pas prodhuesit tajvanez të çipave TSMC.

Ky rezultat vjen pas performancës rekord të kompanisë në tremujorin e parë të vitit. Gjatë tre muajve të parë, fitimi operativ i Samsungut u rrit më shumë se tetë herë – duke arritur mbi 40 milionë euro.

Fitimi operativ i kompanisë në tremujorin e parë tejkaloi edhe fitimin e përgjithshëm të vitit të kaluar, i cili ishte 30 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco