Problemet të shumta janë regjistruar pasi shumë përdorur nuk kanë mundur të aksesojnë në platformën “X”. Më shumë se 68,000 përdorues raportuan probleme me platformën deri në orën 10:11 të mëngjesit, sipas DownDetector.
Shumica e problemeve (56%) u raportuan me aplikacionin e X, ndërsa 33% raportuan probleme me aksesin në faqen e internetit të platformës dhe 10% të tjera raportuan probleme me lidhjen e serverit.
Raportet për probleme në disa shtete si Anglia, SHBA-ja, Kolumbia, Meksika, Malajzia, Turqia dhe shumë të tjera, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim nga kompania.
X pësoi një ndërprerje të ngjashme dhe të përhapur në nëntor, kur dhjetëra mijëra përdorues raportuan mesazhe gabimi si “Gabim i brendshëm i serverit/ Kodi i gabimit 500” dhe “Ju lutemi zhbllokoni challenges.cloudflare.com për të vazhduar”.
© SYRI.net