Apple njoftoi se disa nga shërbimet e saj, përfshirë asistentin virtual Siri, do të fuqizohen nga inteligjenca artificiale e Google. Dy gjigantët e teknologjisë kanë nisur një bashkëpunim shumëvjeçar, që do të shfrytëzojë modelet e AI-së Gemini të Google për disa nga teknologjitë kryesore të Apple.
Në një deklaratë të përbashkët, kompanitë thanë se partneriteti do të sjellë përvoja të reja inovative për përdoruesit e Apple.
Ekspertët vënë re se kjo lëvizje tregon varësinë e Apple nga kompanitë e tjera, pasi zhvillimi i mjeteve të veta të AI-së ka qenë më i kujdesshëm dhe më i ngadaltë.
“Duke përdorur teknologjinë e Google, Apple pranon se përpjekjet e brendshme nuk mund të konkurrojnë me Gemini-n në afat të shkurtër”, tha analisti Francisco Jeronimo.
Analistët gjithashtu parashikojnë që marrëveshja do të jetë e mirëpritur nga konsumatorët, pasi shumë përdorues të iPhone kërkojnë funksione të reja të bazuara në AI.
Apple dhe Google theksuan se shërbimi Apple Intelligence do të vazhdojë të funksionojë në pajisjet Apple dhe në sistemin e tyre të privatësisë, Private Cloud Compute.
Megjithatë, marrëveshja mund të ngrejë shqetësime për rregullatorët. Në të kaluarën, Google ka paguar miliarda për të bërë motorin e saj të kërkimit default në iPhone, dhe autoritetet në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar monitorojnë vazhdimisht marrëveshjet e gjigantëve të teknologjisë për të shmangur dominimin e tregut.
© SYRI.net