Bie Cloudfare/ Syri.net mes mijëra faqeve online të paarritshme. Jashtë funksionit dhe ChatGPT dhe X

Bie Cloudfare/ Syri.net mes mijëra faqeve online të paarritshme. Jashtë funksionit dhe ChatGPT dhe X

16:27, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Cloudflare, platforma që ofron siguri në internet dhe shpejtësi ngarkimi të faqeve, po përballet me probleme dhe ndërprerje të shumta që po bëjnë që mijëra faqe interneti të jenë të padisponueshme.

Me këto problem po përballet dhe syri.net dhe një sërë faqesh të tjera online lajmesh në Shqipëri e jo vetëm.

Këtu përfshijnë ChatGpt, rrjetin social X dhe Canva.

Downdetector, i cili monitoron raportet e trafikut online, po sheh raportime në rritje për ndërprerje, duke përfshirë ato për Aruba dhe Vodafone. Mirëmbajtja rutinë ishte planifikuar për sot në disa nga serverat e kompanisë në Santiago, Kili, Tahiti, Los Angeles dhe Atlanta.
"Cloudflare po përjeton disa probleme të brendshëm të shërbimit. Disa shërbime mund të përjetojnë ndërprerje. Ne jemi të përqendruar në rivendosjen e shërbimit. Do t'ju mbajmë të informuar sapo të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin. Përditësime të mëtejshme do të pasojnë së shpejti," shkroi Cloudflare në një deklaratë rreth orës 13:20.

"Po shohim që shërbimet po rikthehen, por klientët mund të vazhdojnë të përjetojnë gabime ndërsa ne vijojmë përpjekjet për ti rregulluar” duke shtuar se po investigojnë për të zbuluar problemin.

Problemi i ri erdhi menjëherë pas ndërprerjes së Amazon web Services muajin e kaluar, e cila nxori jashtë linje më shumë se një mijë faqe interneti dhe aplikacione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco