Revolucioni teknologjik po hyn në një fazë të re dhe të vrullshme, ku inteligjenca artificiale (AI) nuk është më një koncept futurist, por një realitet që po transformon tregun e punës. Një nga shembujt më drastikë të këtij transformimi vjen nga gjiganti global i tregtisë online, Amazon, i cili ka nisur një proces masiv për të zëvendësuar qindra mijëra punonjës me sisteme të automatizuara dhe programe të AI-së.
I ftuar në SYRI i Botës në SYRI TV me Dori Daka, inxhinieri i IT-së, Mario Myzyraj, thekson se ky zhvillim, ndonëse mund të konsiderohet një hap "normal dhe i pranueshëm" në evolucionin e teknologjisë, po krijon një problem social me përmasa të mëdha. Kompanitë, me në krye Amazonin, po tentojnë të eliminojnë pozicionet e punës që mund të "dublikohen" lehtësisht nga teknologjia, duke prekur thellë jetën e qindra mijëra familjeve.
‘Amazon ka nisur valën e dytë të shkurtimeve masive, pas asaj të vitit 2022, ku vetëm në këtë fazë pritet të shkurtohen rreth 30,000 vende pune. Megjithatë, plani afatgjatë është edhe më ambicioz dhe alarmues: kompania synon të largojë rreth 600,000 punonjës në total brenda një periudhe të shkurtër, duke shënuar një nga zëvendësimet më të mëdha të forcës punëtore njerëzore me teknologji në historinë moderne’, u shpreh eksperti.
Intervista:
Daka: Kur dëgjon në fakt lajme të tilla për largime masive të punonjësve nga kompanitë, në të cilat ata kanë qenë të punësuar, kanë siguruar me të ardhurat e punës së tyre jetesën për vite e vite me radhë. Personalisht si njeri, por edhe si ekspert i inteligjencës artificiale apo i teknologjisë, çfarë ndjen? Si mendon?
Myzyraj: Sot është, le të themi, e përballueshme si ndjesi, pra është diçka, le të themi, normale. Frika ndoshta është për të ardhmen. Çfarë dua të them me këtë gjë? Në hapat që sot ka marrë inteligjenca artificiale, jemi për mendimin tim, jemi në hapa normal dhe të pranueshëm të saj. Por do të doja ta nisja me me me gjenezën e Inteligjencës Artificiale. Ne jemi mësuar ta dëgjojmë si term, mund të themi rreth pesë vitet e fundit, por në botë si koncept ka filluar rreth viteve '50-'60, ku një inxhinier që quhet Alan Turing, në vitet '50-'60, krijoi një një ide se si mund të ishte, a mund të mendojnë makineritë? Aty ai shpiku një pajisje e cila nëpërmjet një loje të shahut që bëhej manualisht vetë, e bënte vetë kompjuteri, vetë pajisja, ai arrinte, arriti të kuptojë që pas çdo loje, loja e shahut po kuptonte gabimet që kishte bërë në ndeshjet më përpara dhe po përmirësohej. Pra, praktikisht aty filloi Inteligjenca Artificiale të zhvillohet me hapa, le të themi, të ulët, në zhvillimin teknologjik të saj. Pra, thjesht një lojë shahu ku thjesht vetë loja po kuptonte se çfarë po bënte gabim dhe vazhdonte të përmirësohej. Sot, pas 70 vitesh është komplet një tjetër gjë. Po flasim për vende pune. Pra si nisi, ku jemi sot dhe ndoshta, ndoshta ku mund të jetë, ku mund të jemi nesër. Sot, situata e sotshme është, sipas mendimit tim, kompanitë po tentojnë të zhdukin ë njerëzit nga, punonjësit nga punët të cilët janë thjeshtësisht sot të dublikuara nga AI, nga teknologjia. Në qoftë se përmendim Amazonin, një pjesë e rëndësishme e Amazonit punon në magazina. Pra në magazinat ku vijnë të gjitha produktet dhe më pas në një magazinë shumë të madhe që mund të jenë me hektarë, ë produkti kalon nga një departament, nga një nga një pozicion në pozicionin tjetër derisa vete tek shtëpia e klientit. Gjithë ky rrugëtimi që bën kjo x produkt që shet Amazoni, sot e ka bërë një një punëtor, një një individ dhe tani është kthyer në robot. Prandaj po flitet për rreth 30.000, që është hera e dytë që Amazoni po pushon staf në masë. Ka qenë hera e parë në vitin 2022. Dhe tani jemi me fazën e dytë.
Daka: Dhe ai synon të largojë 600.000 persona në total brenda një kohe shumë të shkurtër. Pra është një numër shumë i madh.
Myzyraj: Është e vërtetë dhe një pjesë e synimit, thashë, vjen nga magazina ku e ka një pjesë shumë të madhe të stafit, dhe pjesa e dytë vjen nga pjesa operacionale që Amazoni kryen, që është shërbimi i klientit. Pra në qoftë se një klient sot nuk po i vjen një pako nga Amazoni dhe dëshiron të pyesin, dëshiron të dijë se ku është kjo pako, sot merr në telefon dhe flet me agjentin ose çaton, ose dërgon një email. Nesër nuk do jetë më duke folur me një agjent, por do jetë duke folur me një program, i cili është zhvilluar nga Inteligjenca Artificiale. Ky program automatikisht eliminon agjentin dhe eliminon një vend pune.
© SYRI.net