Rrëfimi prekës i gruas nga Kukësi: Jam e martuar prej 11 vitesh, por dje burri më kërkoi që të ...

Rrëfimi prekës i gruas nga Kukësi: Jam e martuar prej 11 vitesh, por dje burri më kërkoi që të ...

19:54, 20/11/2017
A+ Aa A-

Një grua në prag divorci, e ka ndarë dhimbjen dhe tronditjen në një letër prekëse. Kjo është historia e rrëfyer.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Pas 11 vitesh martese, burri më tha mbrëmë se dëshiron të ndahet me mua.

E pranoj, që kemi pasur disa probleme dhe keqkuptime gjatë këtyre viteve, por kemi qenë besnikë ndaj njëri-tjetrit. E këtu në Londër të jesh besnik është diçka e madhe.

Jemi një çift pa fëmijë, aq shumë e doja një fëmijë, por tani pas lajmit që ai do ndarjen, them: Faleminderit Zot!Gjithmonë ka qenë i rëndë në komunikim, por e kam duruar sepse unë e dashuroj burrin time.

Para 11 viteve kisha dhe raste të tjera për të zgjedhur, me poste e me shkollë, por zgjodha burrin vetëm sepse më ngjiti zemra që kur e pashë në një fotografi. Ai atë kohë jetonte në Kukës, unë e mora këtëj dhe e bëra me dokumenta.

Por me krizën që ka kaput vendin në vitet e fundit, ai herë ka pasur punë e herë jo. Po ashtu edhe unë.

Kemi qenë të dy të rënduar, si emocionalisht ashtu edhe ekonomikisht.

Kjo situatë më ka shkaktuar edhe depresion, e zënkat me burrin vitin e fundit kanë qenë edhe për copën e djathit.

Por prapë them se e dua dhe një martesë është përgjithmonë! Divorci nuk është zgjidhje!

Burri më tha se dëshiron të ndahet sepse ndjehet prej shumë kohësh i vetmuar.

Do ta nisë jetën pa mua sepse kështu po lëndohemi të dy.

Jam e lënduar se si mund të përfundojë kështu martesa jonë? Vërtet nuk kam qenë shumë e dashur këto kohë, por as ai nuk ka qenë.

Çfarë më këshilloni, ta pranoj ndarjen?

Nuk preferoj as të lutem, sepse një kthim i tillë do të ishte vetëm për hatrin tim…Jam e lënduar dhe akoma më shumë ndjehem bosh…”, shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco