VIDEO/ E padëgjuar më parë! Nervozizmi bën që Reali të luajë me 12 lojtarë në fushë

VIDEO/ E padëgjuar më parë! Nervozizmi bën që Reali të luajë me 12 lojtarë në fushë

16:55, 21/09/2017

Gjatë ndeshjes se mbrëmjes së djeshme mes Real Madrid dhe Betis, 12 minuta nga fundi i ndeshjes në “Santiago Bernabeo” ka ndodhë diçka e rrallë.

Merengues ishin shumë të paqartë në minutat e fundit, aq sa në një moment në fushën e lojës ishin 12 lojtarë, pas dy zëvendësimeve që bëri trajneri Zidane, por vetëm njëri prej lojtarëve u largua nga fusha.

Gjyqtari pas sinjalizimit të anësorëve rinumëroi lojtarët që ishin në fushën e lojës, teksa rezultoi se vendasit ishin me një tepër.

Gazeta “AS” shkruan se në atë moment Reali ishte në fushë me: Navas, Carvajal, Varane, Ramos, Casemiro, Kroos, Bale, Cristiano, Asensio, Lucas Vazquez, Mayoral dhe Modric.

Një prej tyre doli nga fusha, por kaosi te “galaktikët” solli në fund dhe golin e humbjes 0-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco