Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Për herë të parë reagon Cavani: Ja e vërteta e sherrit me Neymarin

Për herë të parë reagon Cavani: Ja e vërteta e sherrit me Neymarin

11:29, 19/09/2017

Pas sherrit në fushën e blertë, Edison Cavani ka surprizuar të gjithë pasi ka konfirmuar se nuk ka probleme me shokun e skuadrës Neymarin.

Uruguaiani në një pronoincim për mediat franceze e cilësoi si një moment diskutimi episodin jo të këndshëm në fushen e lojës me Neymarin, shkruan SYRI.net.

“Këto gjëra janë trilluar, nuk e di pse shkruhen këto lajme. E vërteta është se këto janë gjëra normale, gjëra që ndodhin në futboll. Lexova për këtë kur isha më vëllain, rreth asaj se si njerëzit thonë se si ‘Cavani nuk do ta lë askënd t’i ekzekutojë penaltitë dhe se ka probleme me Neymarin’. E vërteta është se nuk ka asnjë problem. Ai vetëm sa ka arritur dhe siç kam thënë edhe më parë, ne duam që ai të adaptohet sa më parë. Mendoj se kjo po ndodh, Neymar tashmë ka treguar se po adaptohet shumë shpejt”, tha Cavani.

Konflikti mes dy lojtarëve filloi për një penalti në sfidën kundër Lyonit, të cilën Cavani nuk ia dhuroi Neymarit, ashtu siç kishte bërë edhe në ditët e para të tij në Francë.

Madje “L’Equipe” ditën e sotme raportoi se dy lojtarët janë konfrontuar edhe në dhomat e zhveshjes, por gjithçka ka hedhur poshtë Cavani.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco