Kylian Mbappen do të veshë fanellën e Paris Saint-Germain që do të paguajë rreth 180 milionë euro për të marrë kartonin e talentit francez.
Për shkak të Fair Play-it financiar, Mbappe fillimisht do të transferohet në Paris në formë huazimi, ndërsa në fund të sezonit klubi do të marrë plotësisht kartonin e tij, shkruan SYRI.net.
Reparti i sulmit është një ëndërr e vërtetë për çdo trajner pasi Paris Saint-Germain ka në përbërje lojtarë si: Neymar, Cavani, Di Maria, Draxler, Lucas dhe transferimi i bujshëm i Mbappe.
Kujtojmë që më parë PSG shpenzoi 222 milionë euro duke paguar klauzolën e lirimit të Neymarit.
/ SYRI.net /
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: