Një Gjermani – Angli dramatike, penalltitë përcaktuan finalistin e Europianit

Një Gjermani – Angli dramatike, penalltitë përcaktuan finalistin e Europianit

21:30, 27/06/2017

Nuk ka rrugëdalje Anglia, kur i del përpara Gjermania. Sot 21-vjeçarët anglezë u mundën nga ata gjermanë në gjysmëfinalen e Europianit të 21-vjeçarëve, që po zhvillohet në Poloni.

Një gjysmëfinale dramatike, plot emocione e përmbysje. Dejvi Selke shënoi për gjermanët në minutën e 35-të, por golin e sulmuesit të talentuar e përmbysën Demarai Grei në minutën e 41-të dhe Temi Abraham në të 50-tën.

Ëndrrat e Anglisë morën një goditje në minutën e 70-të, kur barazoi Feliks Plate, ndërsa më pas nuk pati gola, as në shtesa.

Djemtë e trajnerit Shtefan Kunc triumfuan pas 11-metërshave, 4-3, me portierin Julian Polersbek që u bë hero, sepse priti penalltitë e gjuajtura nga Temi Abraham dhe Nethwn Redmond.

Është finalja e parë për gjermanët që prej triumfit në vitin 2009 dhe finalja e tretë në histori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco