Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Zbulohet skandali me kontratën e Bastian Schweinstegier tek Manchester United

Zbulohet skandali me kontratën e Bastian Schweinstegier tek Manchester United

18:45, 12/05/2017

Bastian Schweinstegier kishte një kontratë të mjaft interesante gjatë kohës së tij në Manchester United.

"Football Leaks" ka zbuluar kontratën mjaft rigoroze që futbollisti gjerman kishte në skuadrën angleze.

Schweinsteiger do të gjobitej nëse ai do të kishte dhënë ndonjë deklaratë negative kundër menaxherit apo klubit, transmeton Indeksonline.

Kjo mund të jetë arsyeja se pse lojtari kaloi aq shumë kohë në skuadër pa u aktivizuar, ndërsa për çudi ai nuk kishte dhënë asnjë deklaratë negative ndaj klubit.

Pos këtij rasti, janë duke u zbuluar edhe raste të tjera në Premier Ligë, si ai i transferimit të Pogbas dhe shpërblimet e futbollistëve për fitimin e titullit.

Nuk është e pazakontë të ketë klauzola në kontratë, që do të thotë se lojtarët nuk mund të bëjnë ose të thonë gjëra të caktuara, por të kesh një kontratë që ndalon dikë të thotë diçka negative duket mjaft ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco