Maradona i befasuar me fjalorin e Messit: Ja si t’i shpëtojë dënimit të FIFA-s

Maradona i befasuar me fjalorin e Messit: Ja si t’i shpëtojë dënimit të FIFA-s

13:59, 30/03/2017

Legjenda Diego Armando Maradona ka marrë në mbrojtje Lionel Messin i cili ditën e djeshme iu komunikua dënimi i rëndë për shkak të fjalorit ofendues ndaj arbitrit në ndeshjen e Argjentinës kundër Kilit, shkruan “Sportmediaset”, transmeton SYRI.net.

Maradona tha se Leo është një lojtar shembullor me shokët e skuadrës dhe për këtë “Do të flas me presidentin e FIFA-s, Infantino që të ulë dënimin pasi 4 ndeshje pezullim është e tmerrshme”.

Gjithashtu Maradona në një intervistë për “La Deportiva Orale” tregoi se sa e vështirë është të komunikosh me Messin.

"Me shokët Messi është një arush i ëmbël. Me reagimin e tij më befasoi, sharjet janë një akt i pavetëdijshëm. Unë disa herë kam tentuar të komunikoj me Messin por ka qenë e pamundur. Më lehtë është të flasësh me presidentin Macri sesa me 5 herë fituesin e “Topit të Artë””, u shpreh Maradona. / SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco