Rudi Vata: Ja ku gaboi De Biasi me Kombëtaren pas suksesit në ‘Euro 2016’

Rudi Vata: Ja ku gaboi De Biasi me Kombëtaren pas suksesit në ‘Euro 2016’

10:52, 29/03/2017

Rudi Vata në momentin më të vështirë i del në krahë trajnerit të Kombëtares shqiptare De Biasit i cili është në një krizë rezultatesh.

I ftuar në rubrikën “Sport” në televizionin “News 24”, ish-futbollisti i Kombëtares ka analizuar situatën aktuale te kuqezinjtë.

“Për mua, De Biasi duhet të largohej mbas Europianit. Mori maksimumin nga ajo kombëtare, misioni i tij me përfaqësuesen përfundoi aty. Qëndroi dhe mori një risk, ndërsa tani për mendimin tim po merr një çmim që nuk e meriton, sepse është De Biazi ai që na bëri ne një ekip kombëtar serioz. Solli frymën e grupit, futi tek lojtarët ndjenjën e madhe për fanellën kuqezi, tani sigurisht që rezultatet jo të mira sjellin disekuilibra të tilla, por nuk është profesionale dhe sidomos mbas një paraqitjeje pozitive në Europian, këto situata tipike shqiptare të kthehen në kampin kuqezi. E di që tekniku po përpiqet t’i zerojë këto probleme, por e shikoj të pafuqishëm, sepse ka humbur krahun e djathtë, Tramezzanin.

Është dobësuar si në aspektin psikologjik, edhe në aspektin e përgjithshëm të përgatitjes së ndeshjeve. Kombëtarja ka humbur një lider, për momentin nuk kemi një të tillë pas largimit të Lorik Canës, ndoshta ishte në kilometrat e fundit, por të paktën gëzonte respektin e grupit. Ky është edhe një gabim i De Biazit që nuk gjeti dot në kohë një zëvendësues. Liderin që do i jepte komandën e duhur grupit”, u shporeh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco