Lajmi i hidhur për Armando Sadikun në momente e fundit të stërvitjes

Lajmi i hidhur për Armando Sadikun në momente e fundit të stërvitjes

22:56, 27/03/2017

Në stërvitjen e sotme janë testuar si rreshtimet më një sulmues, ashtu edhe ato me dy, por mbetet të shihet nesër se çfarë do të zgjedhë trajneri i kuqezinjve për këtë sfidë.

Në dyshim mbetet prania e Armando Sadikut, i cili ka ndjerë shqetësime fizike pas minutave të aktivizimit kundër Italisë dhe vetëm në momentin e fundit do të vendoset nëse do të zbresë në fushën e lojës apo jo shkruan Panorma Sport.

Po ashtu pritet që Jahmir Hyka të jetë në fushë që nga minuta e parë e ndeshjes së nesërme kundër Bosnjë-Hercegovinës. Trajneri De Biazi ka ndryshuar shpesh formacionet në stërvitjen e sotme, por prania e mesfushorit mes titullarëve duket thuajse e sigurt.

Një udhëtim i stërzgjatur nga SHBA ndikoi në aktivizimin e mesfushorit në sfidën ndaj Italisë, qoftë edhe në pjesën e dytë të saj, por De Biazi duket se po mendon që t’i japë hapësira atij në këtë ndeshje të dytë që nga minuta e parë për të forcuar skuadrën në fazën ofensive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco