FOTO/ Zyrtare: ‘Dëshira e madhe’ e Mourinhos nënshkruan për West Hamin

FOTO/ Zyrtare: ‘Dëshira e madhe’ e Mourinhos nënshkruan për West Hamin

07:00, 21/01/2017

West Ham ka arritur marrëveshje me mbrojtësin portugez, Jose Fonte.

Jose Fonte ishte objektiv i shumë skuadrave të mëdha gjatë verës si Manchester United dhe Liverpool.

Por, nuk lëvizi nga skuadra e tij, Southampton, pasi ofertat nuk ishin të kënaqshme.

Megjithatë, tani në afatin kalimtar dimëror, Fonte ka vendosur të ndërroj ambient duke u transferuar te Ëest Ham.

Mbrojtësi portugez ka nënshkruar kontratë me ‘Çekanët’ për dy vite e gjysmë, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar 10 milionë euro. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco