Dybala i jep fund dilemës, vendos përfundimisht të ardhmen

Dybala i jep fund dilemës, vendos përfundimisht të ardhmen

09:03, 11/01/2017

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka arritur një marrëveshje me drejtues të klubit dhe pritet mos largohet nga Italia.

E përditshmja italiane “La Stampa”, raporton se ylli argjentinas është në prag të vazhdimit të kontratës me skuadrën e drejtuar nga Masimiliano Allegri.

E vetmja pengesë ishte pagesa e lojtarit i cili ka kërkuar 7 milionë euro në sezon dhe kjo dëshirë është plotësuar nga klubi italian ndërsa Dybala pas rinovimit do të ketë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021.

Në këtë mënyrë merr fund interesimi i madh i Real Madridit dhe Barcelonës të cilët kanë kërkuar me çdo kusht sulmuesin argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco