Luajti përballë Iniestës, Andi Lila: Janë maja e futbollit, Pogba s’ka lidhje me lojën e tyre

Luajti përballë Iniestës, Andi Lila: Janë maja e futbollit, Pogba s’ka lidhje me lojën e tyre

22:55, 09/10/2016

Futbollisti kuqezi Andi Lila ka bërë një krahasim me futbollistët e Spanjës dhe ata të Francës.

I pyetur nga gazetarët e TVSH nëse kishte më shumë vështirësi përballë Pogbas apo Iniestës, Lila u shpreh se spanjollët janë maja e futbollit.

“Nuk është momenti për të bërë krahasime. Duke parë nivelin e Iniestës, Pogba s’ka lidhje fare. Këta janë maja, piramida e futbollit. Bëmë një pjesë të parë të mirë, normalisht Spanja është një ekip që të vendos në vështirësi.

Pjesën e parë jam i kënaqur, por për pjesën e dytë... Nuk jam shumë i lumtur, se pësuam dy gola. Por do shohim përpara, ne mundemi. Do fitojmë me Izraelin”, tha Andi Lila./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco