Formacioni më i mirë me 11 futbollistët kriminelë që u dënuan me burg

Formacioni më i mirë me 11 futbollistët kriminelë që u dënuan me burg

12:39, 22/03/2018

Disa futbollistë punojnë që të bindin trajnerët që të futen në formacion, e disa e bëjnë të pamundurën që të bien në duar të policisë.

E përditshmja spanjolle "Marca" ka zbuluar emrat e 11 lojtarëve që kanë thyer ligjin, duke e rrezikuar edhe karrierën.

Portier: Bruno Fernandes (Ai përfundoi në burg në moshën 22 vjeçare, pasi urdhëroi vrasjen e nënës së djalit të tij)

Mbrojtës i djathtë: Serge Aurier (U dënua me dy muaj burg pasi e sulmoi një polic pas një sherri në klubet e natës)

Mbrojtës qendre: Ruben Semedo (Mbrojtësi i Villarrealit, është dënuar për abuzim dhe tentim vrasje)

Mbrojtës qendre: Breno Rodrigues (Ai i vëri shtëpisë së tij flakën për të përfituar, ndërsa braziliani u dënua me tri vite e nëntë muaj burg)

Mbrojtës i majtë: Alexis Zarate (Ai është dënuar me gjashtë vite e gjashtë muaj burg)

Mesfushor: Adam Johnson (Anglezi është dënuar me gjashtë vit burg për abuzim seksual me një minorene)

Mesfushor: Joey Barton (Anglezi është dënuar me 74 ditë për sulm)

Mesfushor: Yordan Letchkov (Bullgari është dënuar me dy vite burg, për abuzim dhe përdorim force)

Mesfushor: Ricardo Centurion (Sulmuesi Racing Club kishte provuar ta korruptonte një polic)

Sulmuesi: Michele Padovano (Ish sulmuesi i Juventusit, u zu me shitje të drogës dhe u dënua me tetë vite e tetë muaj burg)

Sulmuesi: Robinho (Ai është dënuar me nëntë vite burg për përdhunim në qytetin e Milanos në vitin 2013)

Trajner: Elkin Moncada (Ish trajneri James Rodriguez, është në burg pas akuzave për pedofili)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco