Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Reali shkatërron Alavesin, shkëlqen sërish Ronaldo

VIDEO/ Reali shkatërron Alavesin, shkëlqen sërish Ronaldo

18:23, 24/02/2018

Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkëlqejë duke shënuar dy gola në fitoren 4-0 të Realit ndaj Alavesit.

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 44-të, duke realizuar me të majtën pas një asisti të bukur të Karim Benzemas. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për një Real shumë dominues.

Të besuarit e Zinedine Zidane e nisen pjesën e dytë aty ku e lanë të parën, kur Gareth Bale shënoi për 2-0, pas një asisti nga Benzema.

Në minutën e 61’ Cristiano e shënoi golin e dytë në këtë ndeshje dhe të 14-n në La Liga këtë sezon.

Benzema, i cili e meritoi golin në këtë ndeshje pas një paraqitje mjaft të mirë, shënoi për 4-0 në minutën e 89-të nga penalltia.

Reali tani ka 51 pikë në vendin e tretë në tabelë, 11 më pak se kryesuesit e Barcelonës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco