Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Partizani denoncon me pamje filmike arbitrin e sfidës me Kukësin

VIDEO/ Partizani denoncon me pamje filmike arbitrin e sfidës me Kukësin

16:46, 20/02/2018

Dje, Partizani luajti kundër Kukësit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të verilindorëve. Në këtë takim, të kuqtë patën mjaft kontestime për gjykimin e bërë nga arbitri Kridens Meta.

Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, foli pas sfidës ku theksoi se gjithçka është e bërë me dashje. Sot, klubi i kuq ka publikuar një video në kanalin zyrtar në facebook me rastet e dyshimta, por që për gjyqtarin Meta ndëshkoheshin me karton ose faull.

“Pamje që nuk kanë nevojë për koment për ata që duan të dinë të vërtetën, ata që duhet të dinë të vërtetën dhe që nuk duan të shikojnë të vërtetën”, shkruhej në faqen zyrtare të klubit të Partizanit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco