Ancelotti: Kjo është rruga e duhur, Gattuso po e rikthen Milanin e madh!

Ancelotti: Kjo është rruga e duhur, Gattuso po e rikthen Milanin e madh!

12:29, 20/02/2018

Trajneri i njohur Carlo Ancelotti ka thënë se Gennaro Gattuso është shpirti i Milanit dhe se lojtarët do të bënin gjithçka për të.

Gjatë një interviste për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, ai thotë se Gattuso i ka tejkaluar vështirësitë dhe se lojtarët i ndjekin urdhrat e tij.

“Të jem i sinqertë, shpresoja se Gattuso do të bënte mirë, por s’isha i sigurt. Gattuso është shpirti i Milanit. Lojtarët po e vënë energjinë dhe dijen në dispozicion të ekipit për të arritur sukses. Kjo është rruga e duhur”, ka thënë Ancelotti për Gazetta dello Sport.

Kur Gattuso mori drejtimin e Milanit në nëntor, shumë persona dyshuan se ai do të ishte i suksesshëm në zëvendësimin e Vincenzo Montellas.

Por, ai e ka transformuar Milanin dhe i ka regjistruar shtatë fitore dhe tri barazime në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco