E pranon gjyqtari: Bëra shumë gabime në ndeshjen Chelsea-Barça

E pranon gjyqtari: Bëra shumë gabime në ndeshjen Chelsea-Barça

10:18, 18/02/2018

Tom Henning Ovrebo njihet nga të gjithë futbolldashësit, për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndërmjet Chelsea dhe Barcelonës më 6 maj të vitit 2009

Një nga ndeshjet më skandaloze në Ligën e Kampionëve është ajo ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës në vitin 2009, ku gjyqtar ishte Tom Henning Ovrebo.

Ai gjatë një interviste për Marca e ka pranuar se nuk ndihet krenar për atë ndeshje dhe se kishte bërë disa gabime.

“A ndiheni krenar për drejtësinë në ndeshjen Chelsea-Barcelona? Jo aspak. Ajo nuk ishte dita ime më e mirë. Por gabime mund të bëhen nga gjyqtarët, ashtu sikurse nga trajnerët dhe lojtarët. Ju mund të keni një ditë që nuk jeni në nivel. Por jo, nuk jam krenar me atë ditë”, tha fillimisht Ovrebo.

“Ishin disa gabime në atë ndeshje dhe të gjithë kanë mendimet e tyre. Por, jam krenar me karrierën që kam pasur në elitën evropiane për një kohë dhe në vendin tim. Kjo është arsyeje pse ju nuk duhet të mbaheni mend vetëm për një ndeshje, që fatkeqësisht disa njerëz vetëm për atë më kujtojnë”, u shpreh ai në fund.

Ovrebo nuk kishte ndaluar disa penallti të pastra për Chelsean në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilët në fund barazuan me Barcelonën 1:1, e që më vonë katalonasit triumfuan në këtë garë dhe fituan tripletën e famshme. 

Pikërisht këto dy skuadra do të takohen këtë të martë në Stamford Bridge, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco