U luajtur në “Selman Stërmasi” takimi i kthimit mes Partizanit dhe Flamurtarit, i vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë.
Partizani fitoi 2-1, por u eliminua pasi kishte humbur takimin e parë në Vlorë 1-0. Flamurtari është ekipi gjysmëfinalist, i cili e siguroi biletën falë golit në fushën kundërshtare.
Sidibe kaloi në avantazh kuqezinjtë në të 11’, ndërsa Trashi vuri baraspeshën në të 37’. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 80-të, Asani provoi me një goditje nga distanca, topi i shpëton nga duart portierit Nurkoviç dhe përfundon në rrjetë.
2-1 dhe të kuqve u duhej edhe një gol për t’u kualifikuar, por rezultati nuk ndryshoi më, edhe pse minutat e fundit ishin dramatike.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: