Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Pique përjetësisht te Barcelona... ose gjysmë miliard euro kush e do

Pique përjetësisht te Barcelona... ose gjysmë miliard euro kush e do

18:55, 18/01/2018

Gerard Pique i shpreh dashurinë e përjetshme Barcelonës. Shtatlarti spanjoll ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me skuadrën blaugrana deri në 30 qershor të vitit 2022 dhe do të jetë i lidhur me Barçën edhe për 4 sezone e gjysmë.

Pique do të jetë 35 vjeç kur t’i përfundojë kontrata me Barcelonën, gati për të mbyllur karrierën.

Në marrëveshjen e re drejtuesit e klubit blaugrana kanë vendosur një klauzolë prej 500 milionë eurosh në rast të prishjes së kontratës.

Pra të gjitha klubet e interesuara për Pique duhet të paguajnë gjysmë miliardi euro për të firmosur me mbrojtësin e Kombëtares spanjolle.

30-vjeçari është bërë pjesë e Barcelonës në vitin 2008 dhe që prej asaj periudhe ka zhvilluar në total 422 ndeshje duke realizuar dhe 37 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco