Mbappe: Nuk e njihni Neymarin!

Mbappe: Nuk e njihni Neymarin!

14:58, 27/12/2017

Kylian Mbappe nuk ka kursyer elozhet për shokun e skuadrës tek PSG-ja, Neymarin.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, talenti francez theksoi se Neymar ka të gjitha virtytet perfekte të njeriut.

“Neymar është këtu dhe mendoj se është shumë i ngjashëm dhe praktikisht në një nivel me Cristiano Ronaldon. Njerëzit nga jashtë e njohin një Neymar në fushë, që s’është ai Neymari [i vërtetë]. Njerëzit e shohim duke bërë trika dhe driblime dhe mendojnë se ai tenton ta kënaqë vetën dhe se është vetjak dhe mendon vetëm për veten. Ama, kur ta ndani të njëjtën dhomë me të e kuptoni se nuk është ashtu, nuk është ai Neymari. Ai është person shumë i dashur dhe interesohet për të gjithë. Është shumë i mirë dhe luan për skuadrën”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco