FIFA e kërcënon Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës, Italia...

FIFA e kërcënon Spanjën me përjashtim nga Kupa e Botës, Italia...

14:24, 15/12/2017

Spanja mund të përjashtohet nga Kupa e Botës për shkak të aferës korruptive të njohur si “Villar affair”.

E përditshmja “Marca” dhe El Pais raportojnë se FIFA mund të ndërmarrë masa dramatike gjersa hetimi i saj ndaj korrupsionit historik në Federatën e Futbollit të Spanjës vazhdon.

Mediat spanjolle njoftojnë se Federata e Futbollit e Spanjës (FFS) ka marrë vërejtje nga organi qeverisës i futbollit botëror (FIFA) duke u paralajmëruar se ndërhyrjet e qeverisë spanjolle në çështjet e sportit mund të çojnë drejt largimit të Spanjës si anëtare e FIFA-s dhe në këtë mënyrë edhe përjashtimin e kombëtares spanjolle nga të gjitha garat që merr pjesë.

Si pasojë, Spanjës mund t’i mohohet pjesëmarrja në Kupën e Botës “Rusia 2018”, arsyeja për këtë është propozimi i mëhershëm për të mbajtur zgjedhje të reja për zgjedhjen e presidentit të FFS-së nga Gjykata Supreme e Sporteve (CSD).

Kujtojmë që Italia shpreson nga ndonjë dënim i mundshëm i Spanjës në mënyrë që të përfitojë dhe të kualifikohet në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi. Shpresat janë shumë të vogla por ekziston mundësia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco